Studimet në programet e LSE që do të fillojnë këtë vit akademik në universitetin “Luarasi”, do të ofrohen me më pak kosto sesa në shkollën ekonomike të Londrës.
Dekani i fakultetit të Ekonomisë, Sherif Bundo, thotë se Universiteti “Luarasi” i ofron mundësi gjithkujt që të studiojë në 3 programet e LSE.
Ai ka përmendur disa nga përfitimet e të rinjve që kanë dëshirë të marrin një diplomë të LSE.
“Përfitimi numër 1 është se LSE kërkon të rejat më të fundit në kurrikulat e tyre për vitin e fundit në lëndën e Financës. Përfitimi i dytë ka të bëjë me programet që i bëjnë studentët të ndihen të ndërkombëtarizuar që në fillimin e shkollës.
Studentët kanë akses pa limite ne tregun e punës dhe këtë e shoh si përfitim të tretë. Studentët do të mbarojnë një shkollë elitare, por mundësia që iu jepet në regjistrime është e limituar.
Studenti do të vijë, në mësim sepse do e ndjejë të nevojshme për të mësuar”, shprehet dekani Sherif Bundo.
Sa i takon vizionit të universitetit “Luarasi”, dekani i fakultetit të Ekonomisë në këtë universitet thotë se pas 5 vitesh, e sheh këtë institucion edhe më shumë të njohur jashtë vendit, më të guximshëm e më kurajoz.
Bundo thotë se LSE po imponohet që universiteti “Luarasi” ti futet procesit të rankimit ndërkombëtar.
“Universitet “Luarasi” do shikohet ndryshe nga bota e biznesit, nga tregu i financës, nga administratat, nga e gjithë bota e biznesit dhe nga tregu i punës.
LSE po na dinamizojnë programet që kemi në shqip, ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë. Ne këtë vit kemi parë kurrikulat, Ministria e Arsaimit na miratoi kurrikulat e reja për vitin që po vjen”, thotë dekani Sherif Bundo.
Sherif Bundo: Universiteti Luarasi i ofron mundësi gjithëkujt që të studiojë te ne.
LSE kërkon të rejat më të fundit në kurrikulat e tyre për vitin e fundit në lëndën e Financës. Studentët ndihen të ndërkombëtarizuar që në fillimin e shkollës.
Studentët kanë akses pa limite ne tregun e punës. Studentët do të mbarojnë një shkollë elitare, por mundësia që iu jepet në regjistrime është e limituar.
Studenti do vijë në mësim sepse do e ndjejë të nevojshme për të mësuar. Universiteti “Luarasi” e pas 5 vitesh e shikoj të ndërkombëtarizuar më shumë, e shoh më të guximshëm, të shkëputur më mirë, e shoh më kurajoz.
Studentët që do të vijnë janë ata që kanë mesatare mbi 8, kemi marrë përsipër t’i ndihmojmë në praktikimin e anglishtes në fushën e ekonomisë. 2 programet e ekonomisë janë programe me një aparat mbi mesataren të matematikës.
Mjafton këmbëngulja e ambicia nuk ka objektiv që nuk arrihet. Ne jemi aty për tju drejtuar. Është sfidë për të gjithë ne, pedagogë, edhe për mua që jam dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Luarasi”. Është veçori sepse ai do të vijë në shkollë, të ndjekë mësimin. Ne e njohim mirë këtë pjesë të sektorit të arsimit të lartë. Kjo ka të bëjë me një seriozitet pa kompromis.
LSE po na imponohet që ne t’i futemi procesit të rankimit ndërkombëtar.
Universitet “Luarasi” do shikohet ndryshe nga bota e biznesit, nga tregu i financës, nga administratat, nga e gjithë bota e biznesit dhe nga tregu i punës.
LSE po na dinamizojnë programet që kemi në shqip, ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë. Ne këtë vit kemi parë kurrikulat, Ministria e Arsaimit na miratoi kurrikulat e reja për vitin që po vjen.
(BalkanWeb)
