E ftuar në emisionin “Log” në News24, studiuesja Aljula Lubani e vlerësuar nga Papa Françesku, me medalje të veçantë për kontributin në veprimtarinë e Kishës, ka vlerësuar figurën e tij si një njeri që shkëlqeu në thjeshtësinë që tregoi gjatë gjithë periudhës së papatit.
Lubani tha se Papa Françesku e tregoi që në zgjedhjet e para, shtëpia ku shkonte, ai ka lënë trashëgimi dokumente.
“Dhe se si ka reaguar për çështje themelore të kishës dhe shoqërisë.
Për herë të parë i thirri institucioneve që të dëgjojnë të rinjtë dhe që orientimi të jetë drejt personit. Ai bëri reforma brenda kishës, për transparencën financiare”, tha studiuesja Aljula Lubani.
Aljula Lubani: Ka qenë një surprizë, ka qenë privilegj e vlerësuar, ne mësojmë duke i lexuar ata sot. Medalje e vecantë që jepet për personat që kontribuojnë në veprimtarinë e kishës. Zgjedhja e tij, ishte papa që shkëlqeu në thjeshtësinë e tij, që lidhet me personalitetin e tij. Ai e tregoi që në zgjedhjet e para, shtëpia ku shkonte, ai ka lënë trashëgimi dokumentete. Dhe sesi ka reaguar për cështje themelore të kishës dhe shoqërisë.
Për herë të parë i thirri institucioneve që të dëgjojnë të rinjtë dhe që orientimi të jetë drejt personit. Ai bëri reforma brenda kishës, për transparencën financiare.
(BalkanWeb)
