Dy persona humbën jetën dhe 41 të tjerë u plagosën gjatë një stuhie të fortë që përfshiu provincën e Teheranit të Iranit, sipas Organizatës provinciale të Shërbimeve Mjekësore Emergjente.

Organizata e Shërbimeve Mjekësore Urgjente e Provincës së Teheranit ka konfirmuar se dy persona – një grua 60-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar – humbën jetën tragjikisht për shkak të stuhisë së fortë.

Gjithashtu, 41 persona u plagosën si pasojë e stuhisë në të gjithë provincën e Teheranit.

Nga të plagosurit, 12 janë trajtuar në vendngjarje nga ekipet e urgjencës mjekësore, ndërsa 29 të tjerë janë transportuar në qendrat mjekësore për trajtim të mëtejshëm.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb