LEZHE– Moti i keq dhe stuhia që ka përfshirë Lezhën mbrëmjen e sotme ka lënë pa energji elektrike gjithë qytetin dhe 80% të fshatrave në këtë zonë.

“BalkanWeb” mëson se energjia elektrike është ndërprerë prej dy orësh dhe ende nuk ka mbërritur.

Të gjithë punonjësit e OSHEE me në krye drejtorin e Lezhës Vinçens Tuku ndodhen në terren për riparimin e defekteve pasi janë këputur linjat e transmetimit të energjisë.

Nuk dihet ende kur do riparohen defektet dhe rikthehet energjia elektrike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb