TIRANE- Edhe pse situata në vend paraqitet kritike për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut në dy ditët e fundit, policia e Tiranës ka vijuar përpjekjet për goditjen e grupeve kriminale. Në kuadër të operacionit të koduar “Stuhia”, Policia e Tiranës ka dokumentuar dhe zbardhur rastet e grabitjes së banesave në Kamzë, si dhe ka arrestuar dy persona. Sakaq, tre të tjerë janë shapllur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet që këta shtetas vidhnin.

Në kuadër të këtij operacioni Policor dhe në përfundim të finalizimit të tij është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve: rdit Elezi, 21 vjeç; dhe Adrian Prela, 19 vjeç; të dy banues në Kamëz.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorëve të tjerë shtetasve:
– M. Gj. ,34 vjeç, banues në Valis Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti pa dëshmi”.

– L. E.,28 vjeç, banues në Kamëz,

– D. T., 22 vjeç, banues në Valias-Kamëz,

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme, goma automjetesh me gjithë disqe, vegla pune dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Adrit Elezi dhe L. E, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura: goma automjetesh me gjithë disqe, trapan, sharra, çantë me vegla pune, si çelësa të llojeve të ndryshme.

Si dhe u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provave materiale mjetet që perdornin për realizimin e veprave penale: një armë zjarri pistoletë tip BERETTA, 4 fishekë model 7.65, 2 maska, 2 palë doreza, 1 palë gërshërë dryn prerës, 1 xhup lëkure me ngjyrë të zezë, 1 palë tuta me ngjyrë blu të errët me viza të bardha.

Në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasit L. E., dhe D. T., janë bashkëautore të ngjarjes të ndodhur më datë 06.11.2017, në rrugën “Bulevardi Blu”, ku dy persona te paidentifikuar nën kërcënimin e armës së dyshuar kanë tentuar të vjedhin kasafortën e një karburanti.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.

Materialet iu referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale të “ Vjedhjes së kryer në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje të armëve”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: