Stuhia tropikale “Bertha” po forcohet në Gjirin e Meksikës, duke shtuar rrezikun për erëra të forta, reshje intensive dhe përmbytje përgjatë bregdetit jugor të Shteteve të Bashkuara.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC), stuhia ndodhej mëngjesin e së martës rreth 115 kilometra në jugperëndim të Panama City, në shtetin e Floridës, dhe po lëviz ngadalë drejt veriperëndimit, në drejtim të bregdetit amerikan.
Bertha shoqërohet me erëra të qëndrueshme që arrijnë deri në 97 kilometra në orë, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se fenomeni mund të vijojë të intensifikohet gjatë orëve në vijim.
Autoritetet kanë shpallur alarm për zonat bregdetare përgjatë veriut të Gjirit të Meksikës, ku priten erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe përmbytje bregdetare.
Sipas NHC-së, kushtet më të vështira atmosferike pritet të godasin rajonin deri në fund të ditës së sotme dhe gjatë së mërkurës, ndërsa banorëve u është kërkuar të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të përgatiten për mot të rënduar.
