Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar që pikat e rendit të ditës përgjatë seancës së djeshme të votohen atë të ardhshme.
Sipas njoftimit, pas verifikimit të kuorumit të nevojshëm votimi për anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ do të votohet seancën e ardhshme.
Njoftimi i plotë:
Votimi për këto pika të rendit të ditës që i takojnë përzgjedhjes së Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhet me një vendimmarrje të dakordësuar paraprakisht mes grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës, e cila ishte parashikuar të votohej në seancën e datës 30 tetor 2025.
Gjatë kryerjes së procesit të votimit në këtë seancë, opozita ishte larguar nga salla dhe pavarësisht dakordësisë politike të arritur ndërmjet mazhorancës dhe opozitës paraprakisht, për emrat e propozuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk është arritur kuoorumi i nevojshëm.
Pas seancës Kryetari i Kuvendit sapo ka verifikuar mungesën e kuoorumit të nevojshëm për miratimin e këtyre projektvendimeve, ka njoftuar shërbimet e Kuvendit që për këto pika të rendit të ditës të përsëritet votimi në seancën e radhës.
