Qeveria e Suedisë, do të ndihmojë Institutin e Statistikave të Shqipërisë përmes, Agjencisë Kombëtare Suedeze të Statistikave me një program asistence me vlerë rreth 26 milionë Korona Suedeze ose 2.8 milionë euro. Ky program do të mundësojë përmirësimin e treguesve statistikorë ekzistues si dhe hartimin e treguesve të rinj në përputhje me standardet statistikore të Bashkimit Europian.(da.xha/BalkanWeb)
