Shqipëria triunfoi 1-0 me Letoninë, në përballjen kualifikuese të botërorit. Për takimin dhe jo vetëm, gazetarja e News 24, Trevisa Tufa bëri analizën e saj.
“Atmosfera është pak më e vakët pasi tifozët kanë ikur. Një sukses i rëndësishëm, një fitore minimale por që pamë kombëtare të mirë.
Ndryshimet? Ndryshimet dhanë efekt, pamë ekip të mirë ndryshe nga ndeshja e Gjibraltarit”- tha ajo. Shqipëria renditet në vendin e dytë me 8 pikë dhe synon Botërorin.
(BalkanWeb)
