Kryetari aktual i bashkisë së Tiranës, dhe kandidat i PS-së për këtë post në zgjedhjet e 14 majit në një intervistë për News24 tregoi disa nga risitë e fushatës së tij.

Në një komunikim me gazetaren Ola Bruko, Veliaj nënvizoi faktin se fushata e tij do të jetë pa shpenzime dhe shumë modeste. Mes të tjerash ai i uroi suksese kandidatit të opozitës për anëtar të Këshillit bashkiak, Ilir Alimehmeti, i cili kryeson këtë listë.

Belind Këlliçi garon përballë jush nga koalicioni ‘Bashkë fitojmë’, apo Roland Bejko dhe Lalja Përnaska. Jua lehtëson punën kjo gjë?

Këta janë 4 kandidatë që kanë të drejtën e tyre që të kandidojnë. Roli im si kryetar bashkie dhe si kandidat, është që ti bashkojë njerëzit. Do i dëgjojmë idetë e tyre. Do i përgjigjem çdo ideje që nuk funksionon dhe se e kemi testuar. Në Baltimorë bileta e autobusit është 2 dollarë. Unë besoj se është më e sinqertë që t’i përgjigjesh idesë së vërtetë. Nuk është faj i PD që Sali Berisha ka vrarë njerëz, apo që ka bërë Gërdecin. Kultura e përçarjes nga ai e vuan e gjithë Shqipëria dhe forca e tij politike. Ai duhet të paguaj për të gjithë të ligat që i ka bërë vendin. Është për të ardhur keq që të votosh listën e Ilir Metës, një listë që sponsorizohet nga rublat, nga rusët. Se si ata ‘shqyhen’ më njëri-tjetrin nuk është hall i shqiptarët. Ato janë halle personale të këtyre personazheve që duhet t’i zgjidhin. Ata po të donin do kishin ndërtuar një shkollë, e kishin shansin që të bënin diçka. ‘Kërcen prifti nga belaja’ i thonë. E kanë një hall të madh. Populli i Tiranës, personat non-grata dhe të lidhur me rusët nuk do i votojnë kurrë.

Ka një hall të Tiranës që Këlliçi e bëri të ditur, që është korsia e biçikletave te Myslym Shyri. Keni konstatuar problematika të tilla që kjo korsi pengon bizneset?
Vetëm fakti që aty nuk është mbyllur asnjë dyqan, por është rritur xhiro, kjo është gënjeshtër. Po kishte një rast, do e shikoja si vendim. Ne na rezulton se është ndryshe. Kjo është ideja e një njeri që sajon idetë dhe sajon tramin e radhës. E gjithë korsia ishte e zënë me automjete të parkuara dhe tani mund të shohësh një vitrinë dhe ka më shumë xhiro. Është një përpjekje e dëshpëruar e atyre që e dinë se nuk do të fitojnë, por hapin panik dhe shesin qiqra në hell. Në 14 maj në njësinë 10 dhe në Astir do kemi fitore spektakolare. Në zgjedhjet e fundit ato njësi kanë votuar pro progresit. Është vërtetë të fyesh inteligjencën e njerëzve nëse e beson kush atë që thonë këta kandidatë.

A është pjesëmarrja e Endri Fugës risi në listën tuaj për këshilltarë të Bashkisë?
Lista jonë është lista më e mirë e mundshme në të gjithë spektrin politik. Këta janë socialistë, qytetarë të angazhuar, të rinj pa asnjë njollë dhe cen për të shërbyer për qytetin e tyre. Në të gjitha sondazhet, ose familja më e urryer politike në Shqipëri është ajo e Ilir Metës. I uroj suksese zotit Alimehmeti. Meqë e pa se ishte e pamundur të bëhej zv.kryetar, tani mori pjesë në listën e këshilltarëve të bashkisë. Por me një lule nuk vjen pranvera, pjesa tjetër është e kalbur. Shanset është që të zgjidhet në këshill se sa të bëhet zv.kryetar. Pjesa tjetër është e Ilir Metës dhe e financuar me paratë ruse. Endri ka qenë një aktivist prej 20 vitesh, që nga lëvizja Mjaft. Ai vazhdon të jetë këshilltar i Ramës, në mos si kryeministër, në detyrës si kryetar i PS. Vjen nga një vokacion apo familje që është angazhuar në aktivitete të tilla. Shumica e kandidatëve duan që të marrin bashkinë që të sulmojnë qeverinë. Ata duan të bëjnë luftë civile. Ndaj na ndihmoni me votat tuaj që bashkë me qeverinë ta vazhdojmë këto kauza të mira.

Cilat janë risitë e fushatës suaj elektorale?
Ne kemi një fushatë low cost, dhe përmes rrjeteve sociale. Kemi një fushatë modeste. Kandidatët e tjerë po harxhojnë shumë për rrjetet sociale. Do kemi vetëm një zyrë, s’do marrim zyra me qira. S’do shpërdorojmë paratë. Do kemi fushatën më modeste që kemi bërë ndonjëherë. Do përdorim vetëm këtë zyrë në PS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: