Numri një i stolit të Napolit, Conte u shpreh i lumtur pas suksesit 0-2 në fushën e Lazios.
“Duhet t’i përgëzoj djemtë. Të luash me këtë nivel të lartë teknik dhe forcë fizike pa e lënë Lazion të shprehet nuk është e lehtë. Ne luajtëm një ndeshje me cilësi shumë të lartë.
Ndoshta na mungon pak cinizëm, sepse krijojmë kaq shumë, por jam vërtet i lumtur sepse, duke parë mungesat dhe atë që na ndodhi dhe atë që shpresoj të mos vazhdojë të ndodhë, ishte e vështirë të imagjinohej një përgjigje si kjo“- tha Conte.
