Lojtari i Vllaznisë, Lorik Boshnjaku është ndalur për mediat pas suksesit 3-1 në Kupë ndaj Partizanit.

“Fitorja? Sigurisht kam ardhur për trofe dhe jemi në gjysmë të rrugës. Pse jo mos të fitojmë edhe Kupën edhe kampionatin. Kemi edhe ndeshjen e tjetër, por ky rezultat ne jap qetësi. Kam vuajtur nga dëmtimi dhe shyqyr jam rikthyer për të bërë më të mirën.Çdo lojtar që hyn në fushën e lojës do të japë maksimumin e tij në fushë.

Boshnjaku në 100%? Akoma nuk kam plotësisht por jam gati për të dhënë makimumin në çdo ndeshje” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb