Tre ushtarë izraelitë janë varë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga një person i armatosur afër kufirit me Egjiptin, ka thënë ushtria. Autoritetet izraelite kanë thënë se një ushtar dhe një ushtare janë qëlluar për vdekje në mëngjesin e së shtunës.

Trupat e tyre janë gjetur, pasi një zyrtar nuk ka arritur t’i kontaktojë. Sulmuesi i dyshuar më pas është vrarë, derisa një ushtar i tretë izraelit është qëlluar për vdekje gjatë operacionit të kërkimit. Për këtë incident është raportuar vetëm disa orë pas një operacioni kundër kontrabandimit të drogës në kufi.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, koloneli Richard Hecht, ka thënë se është konfiskuar drogë në vlerë të 400.000 dollarëve amerikanë. Ai ka thënë se rasti besohet se është i lidhur me të shtënat që janë raportuar më pas. I pyetur për identitetin e sulmuesit, Hecht u ka thënë se gazetarëve se ai mund të ketë qenë pjesëtar i “grupit xhihadist Shteti Islamik, mund të ketë qenë roje kufitare, kontrabandist”. Në deklaratën e ushtrisë është thënë se “hetimet janë duke u kryer në bashkëpunim të plotë me ushtrinë e Egjiptit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: