Një anëtar i Hashd al-Shaabi, i njohur si “Njësitë Popullore të Mobilizimit”, u vra në agim pas një sulmi ajror amerikan që goditi automjetin e tij në lindje të Bagdad, në Irak, raportoi agjencia Agence France-Presse duke cituar burime të sigurisë.

Sipas një oficeri të forcave irakiane të sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, sulmi ajror kishte në shënjestër “automjetin e një anëtari të Hashd-it”. Kjo aleancë e grupeve paraushtarake të afërta me Iranin është integruar zyrtarisht në strukturat e ushtrisë irakiane.

Një ish-zyrtar paraushtarak i tha AFP-së se viktima ishte pjesë e Kataib Hezbollah, një organizatë e fuqishme paraushtarake në Irak që konsiderohet e lidhur ngushtë me Teheranin. Detaje të tjera mbi identitetin e viktimës apo rrethanat e sakta të sulmit nuk janë bërë ende publike. Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, me përplasje të vazhdueshme midis forcave të mbështetura nga Irani dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: