Një ngjarje rëndë është regjistruar në tregun e qytetit të Giessen në Gjermani. Një person i panjohur hapi zjarr në një agjenci bastesh sportive, duke plagosur të paktën tre persona.
Motivet e sulmit mbeten të panjohura, si dhe numri i saktë i të plagosurve dhe shkalla e lëndimeve të tyre.
“Nuk ka vdekje. Për momentin nuk mund të jap informacion në lidhje me shkallën e lëndimeve.”, tha policia. Autori i krimit u arratis, ndërsa arma e përdorur thuhet se ishte një revolver ose pistoletë. Një forcë e fortë policore ndodhet në vendngjarje.
