Nëntë persona u vranë në një sulm të armatosur në një klinikë rehabilitimi nga droga në Sinaloa në veriperëndim të Meksikës. Sulmi u krye në agim në Culiacan, kryeqyteti i shtetit ku kanë shpërthyer përleshjet e ashpra që nga shtatori midis dy fraksioneve të kartelit Sinaloa.

Nga përleshjet kanë vdekur qindra persona dhe dhjetëra janë të zhdukur.

Fillimisht tetë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një grup personash të armatosur thyen dyert e klinikës dhe hapën zjarr ndaj njerëzve brenda.

Disa orë më vonë, njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Ky është sulmi i shtatë në qendrat e rehabilitimit të drogës në Sinaloa që nga shtatori, kur filluan armiqësitë midis dy fraksioneve rivale të kartelit famëkeq.

Deri në janar, ky konflikt vlerësohet të ketë shkaktuar të paktën 750 të vdekur dhe 900 të zhdukur. Megjithatë intensiteti i tij u përkeqësua pas vendosjes së forcave të forta të sigurisë në shtet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: