Një sulm kibernetik ka bërë që një prej bursave më të mëdha të parave virtuale në Japoni njoftoi se humbi rreth 534 milionë dollarë.

“Coincheck” pezulloi depozitimin dhe tërheqjen e të gjitha monedhave dixhitale, me përjashtim të ‘Bitcoin’-it, ndërsa vlerëson humbjet e pësuara në NEM, një monedhë më pak e njohur.

Shkëmbimi ka pezulluar depozitat dhe tërheqjet për të gjitha monedhat online përveç Bitcoin.

Mjetet e vjedhura u raportuan të jenë mbajtur në një “portofol të nxehtë”, një opsion ruajtje dixhitale të lidhur me internetin, në krahasim me një “portofol të ftohtë”, ku asetet mbahen jashtë linje.

Coincheck thotë se ka adresën digjitale ku janë dërguar monedhat e vjedhura dhe po shqyrton nëse është e mundur të mbulohen asetet.

Një përfaqësues i shkëmbimit tha se Coincheck mund të mos jetë në gjendje të rimbursojë humbjet.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb