Dhjetëra dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës mbi Moskë dhe rajonin përreth, duke shkaktuar të paktën tre viktima dhe disa dhjetëra të plagosur. Autoritetet ruse e kanë cilësuar sulmin si një nga më të mëdhenjtë ndaj kryeqytetit rus që nga nisja e luftës.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov, deklaroi se bëhej fjalë për një sulm “në shkallë të gjerë”, ndërsa sipas autoriteteve mbi 70 dronë janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse.

Sulmi ka shkaktuar edhe shumë të plagosur. Sipas mediave ruse, 12 punëtorë në një kantier ndërtimi në Moskë mbetën të lënduar, ndërsa persona të tjerë u plagosën në zona të ndryshme përreth kryeqytetit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb