Të paktën 22 fshatarë u vranë të hënën në Niger në sulme  me armë zjarri   nga burra të armatosur me motoçikleta në rajonin perëndimor Tillaberi, pranë kufirit me Malin, thanë burime në rajon të martën.

Nigeria është përballur me një seri sulmesh vitet e fundit nga grupe që betohen për besnikëri ndaj Al Kaedës ose Shtetit Islamik në pjesën e tij perëndimore. Junta ushtarake, e cila mori pushtetin më shumë se dy vjet më parë, nuk ka qenë në gjendje t’i japë fund krizës.

Në mëngjesin e pardjeshëm, “persona të armatosur” që udhëtonin me motoçikleta “hapën zjarr ndaj fshatarëve” në komunitetin e Taqubatit, ku po zhvillohej një ceremoni pagëzimi, duke vrarë 15 persona, tha për AFP një banor i komunitetit fqinj të Tondiquidi.

“Pastaj, autorët shkuan në periferi të Taqubatit, ku vranë shtatë persona të tjerë”, shtoi burimi, i cili foli në kushte anonimiteti për sigurinë e tij.

Media lokale El Maestro TV konfirmoi “numrin e zymtë të 22 personave të pafajshëm që u vranë në mënyrë frikacake pa asnjë arsye”.

Pavarësisht vendosjes masive të forcave të armatosura në Tillabéri, një rajon që kufizohet me Burkina Fason dhe Malin, sulmet që u atribuohen xhihadistëve vazhdojnë, duke synuar civilët dhe ushtarët pa dallim.

Nigeri dhe fqinjët e tij, Burkina Faso dhe Mali, të sunduar gjithashtu nga ushtarakë, kanë krijuar një konfederatë, Aleancën e Shteteve të Sahelit (AAS), dhe kanë formuar një forcë të përbashkët reagimi të shpejtë prej 5,000 burrash, për t’u përballur me “organizatat terroriste”.

Tre vendet e Sahelit, ku regjimet ushtarake thonë se ndjekin një politikë sovrane dhe autonome kombëtare, kanë dëbuar trupat franceze dhe amerikane të vendosura në territoret e tyre si pjesë e luftës anti-xhihadiste dhe janë drejtuar nga Rusia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb