Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 47 janë plagosur në një shpërthim në kryeqytetin Bagdad, në prag të festës myslimane të Kurban Bajramit.

Shpërthimi ndodhi në tregun publik al-Wuhaylat gjatë kohës kur kjo zonë është më e frekuentuar nga qytetarët.

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, urdhëroi autoritetet të fillojnë një hetim dhe të sjellin përgjegjësit para drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb