Një sulm me bombë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Lviv, në Ukrainën veriperëndimore. Si pasojë të paktën një police rreth moshës 23-vjeç është vrarë ndërsa 14 persona të tjerë u plagosën.

Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Kryetari i bashkisë së qytetit, Andriy Sadovy, e dënoi veprimin duke e quajtur atë një “sulm terrorist”, por pa dhënë informacione të mëtejshme rreth autorëve.

Sipas raportimeve nga agjencia ukrainase e lajmeve UNN, policia mori një telefonatë rreth orës 00:30 në lidhje me një incident që përfshinte një vjedhje të dyshuar në një dyqan. Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, ndodhën shpërthimet duke tronditur zonën.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: