Një sulm me dron rus ka plagosur tetë persona, përfshirë një fëmijë shtatëvjeçar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainë.

Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov teksa konfirmoi lajmin u shpreh se droni goditi një pallat në orët e vona të mbrëmjes. Ai la tre apartamente të dëmtuara dhe rreth 150 xhama të thyer.

Në total ushtria ukrainase thotë se ka rrëzuar 46 nga 83 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës. 31 dronë të tjerë humbën dhe nuk arritën objektivat e tyre.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: