Një sulm me dronë dëmtoi një anije tregtare 120 kilometra larg pjesë perëndimore të qytetit Hodeidah në Jemen njoftoi të dielën Agjencia detare e Britanisë së Madhe, UKMTO dhe firma private e sigurisë Ambrey.

“Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë dhe anija po vazhdon udhëtimin për të ndaluar përkohësisht në një port për riparime “, tha Agjencia detare e Britanisë së Madhe në një njoftim.

Në një njoftim të veçantë, kompania Ambrey tha se anija ishte një anije tregtare me flamur të Liberisë, por pa e bërë publik emrin e saj. Kompania Ambrey tha se nuk ka njoftime për të lënduar si pasojë e sulmit.

Militantët e grupit të Jemenit Houthi kanë kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare që në nëntor, duke thënë se po vepron në shenjë solidariteti me palestinezët në luftën e Izraelit me militantët e Hamasit në Gazë.

Në dhjetra sulme, rebelët Houthi kanë fundosur dy anije, kanë marrë peng një tjetër dhe kanë vrarë së paku tre marinarë./Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: