Pak para fillimit të ndeshjes në “Champions League”, skuadra e Liverpool ka dalë me një komunikatë për shtyp ku i ka kërkuar ndjesë Manchester City-t për sulmin që tifozët e “The Reds” i bënë autobusit rrugës për në “Anfield Rou”.

Tifozët e Liverpool goditën me gurë, fishekzjarre dhe shishe autobusin e Manchester City jashtë stadiumit duke thyer xhamin e shoferit.

nintchdbpict000396681388

City u detyrua të thërriste policinë dhe të merrte një tjetër autobus të vënë në dispozicion nga UEFA.

nintchdbpict000396684007

Edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i ka kërkuar ndjesë stafit dhe futbollistëve të Manchester City.

“Absolutisht dhe realisht nuk e kuptoj këtë situatë. Ne kemi bërë të pamundurën që kjo të mos ndodhë. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve në stadium, jo për veprime të tilla,” – tha gjermani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb