Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni. Mediat e huaja raportojnë se një 19-vjeçar ka goditur me thikë disa nxënës. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në qytetin Ostroleka.
Autori i dyshuar i sulmit është arrestuar. Shumica e të plagosurve janë nxënës, ndërsa një mësues është plagosur gjithashtu. Dy prej nxënësve të plagosur janë në gjendje të rëndë.
