Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbetën tre persona të moshës 19, 24 dhe 36 vjeç.
Ekipet e shpëtimit nxituan menjëherë në vendngjarje, të cilët morën të plagosurit dhe i transportuan në spitalet në kryeqytetin francez.
Sipas informacioneve të marra deri më tani, dy gra janë plagosur rëndë. Ndërsa raportohet se autori është ndaluar nga autoritetet.
