Mançesteri është në gatishmëri të lartë  pas një sulmi me thikë në një sinagogë në zonën e Crumpsall  , ku të paktën katër persona u plagosën dhe sulmuesi u qëllua për vdekje.

Policia iu përgjigj raportimeve për një makinë që u përplas me një turmë njerëzish dhe një burrë që u ther me thikë në Sinagogën e Komunitetit Hebraik të Parkut Heaton.

Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, gjetën katër persona të plagosur. Policia thotë se lëndimet ishin shkaktuar si nga automjeti ashtu edhe nga goditjet me thikë.

Në të njëjtën kohë, një burrë që besohet të jetë autori i sulmit u qëllua nga oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb