Një palestinez 16-vjeçar u vra nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Sipas dëshmitarëve okularë, një grup të rinjsh palestinezë kanë nisur një sulm me gurë kundër ushtarëve izraelitë, pranë Betlehemit. Forcat izraelite të sigurisë u përgjigjën me armë zjarri dhe gaz lotsjellës.

Ushtria izraelite njoftoi se po kontrollon raportimet për vdekjen e 16-vjeçarit. Më herët, ushtria izraelite njoftoi se kishte arrestuar një palestinez të kërkuar dhe sekuestroi armë në një bastisje në kampin e refugjatëve në Jenin, ku pati përleshje me militantët palestinezë.

Dy palestinezë u plagosën nga plumbat, njëri prej tyre 14 vjeç, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Që nga fillimi i vitit, konflikti izraelito-palestinez është përshkallëzuar, duke marrë jetën e të paktën 99 palestinezëve, 19 izraelitëve, një gruaje ukrainase dhe një italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb