Bayern Mynih vazhdon të dominojë Bundesligën me shifra mbresëlënëse. Pas 21 javësh kampionat, skuadra bavareze po vendos ligjin e saj në Gjermani, me 79 gola të shënuar dhe vetëm 19 të pësuar, duke konfirmuar epërsinë e plotë si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse.

Në qendër të këtij suksesi qëndron Harry Kane, autor i një sezoni spektakolar dhe golashënuesi kryesor i kampionatit, një “uragan” i pandalshëm për mbrojtjet kundërshtare. Krahas tij, Luis Díaz është shndërruar në një element kyç i repartit ofensiv, duke garantuar vazhdimësi, shpejtësi dhe gola vendimtarë. Ish futbollisti i Liverpool duket se është përshtatur mjaft mire me futbolin gjerman, teksa ka realizuar 13 gola në 20 ndeshja

Bayern mban një mesatare mbi tre gola për ndeshje, imponon ritëm të lartë dhe kontroll total të lojës. Edhe pse Borussia Dortmund përpiqet të ndjekë hapin, diferenca teknike dhe fizike mbetet e dukshme. Verdhezinjtë kanë realizuar 43 gola deri tani, një më pak se sa Hoffenheim që është edhe mbrojtja e dytë më e mire e kampionatit. Thuajse dyfishi i golave, me ekipin bavarez që mund të vendosë një rekord unik sa i takon realizimeve, nëse vijon me këtë ritëm deri në fund të këtij sezoni. Bavarezët kanë lëshuar vetëm disa pikë sporadike, pa vënë kurrë realisht në diskutim kryesimin.

Ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany shfaq një ekuilibër të plotë mes spektaklit dhe efikasitetit, me një mbrojtje të fortë dhe një sulm ndër më të frikshmit në Europë. Me këtë ritëm dhe këto numra, Bayern Mynih konfirmohet si favoriti absolut për titullin e Bundesligës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb