Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë armësh në qytetin Murom të Rusisë, në rajonin Vladimir, si pasojë e një sulmi ajror me dron. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori rajonal, Vladimir Alexander, përmes një postimi në kanalin Astra në Telegram.

Sipas autoriteteve, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 720 metrash katrorë. Guvernatori Alexander bëri me dije se zjarri është shkaktuar nga rrëzimi i një droni, duke shtuar se “janë regjistruar disa sulme me dronë”, megjithatë shumica prej tyre janë neutralizuar nga mbrojtja ajrore.

Pamjet e publikuara nga dëshmitarë tregojnë momentin e shpërthimit dhe përhapjen e flakëve në ndërtesën industriale, ndërsa ekipet e emergjencës janë në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb