Ofensiva e ushtrisë izraelite kundër Hamasit në Gaza vazhdon me forcë të plotë, pavarësisht presionit në rritje për të bërë më shumë për të minimizuar viktimat civile. Në jug, forcat izraelite kryen më shumë sulme ndaj Khan Younis, me luftime shtëpi më shtëpi.

Mbrëmë, krahu i armatosur i Hamasit publikoi një video, e cila thotë se tregon pasojat e një operacioni të dështuar izraelit për të liruar një peng teksa përfundon me imazhet e një trupi të gjakosur që duket të jetë i një prej pengjeve.

Videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se dy ushtarë ishin plagosur rëndë gjatë operacioneve në Gaza për lirimin e pengjeve, por askush nuk ishte liruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb