Në orët e mëngjesit, sulme të fuqishme me raketa tronditën disa qytete të Ukrainës, kryesisht kryeqytetin Kiev.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se 6 raketa balistike u shkatërruan në ajër: “Gjashtë raketa u hodhën nga rajoni Bryansk i Rusisë dhe 1 nga Krimea. U regjistrua përgjimi i gjashtë raketave balistike Iskander-M. Pati gjithashtu 123 sulme me dronë, nga të cilat 71 u neutralizuan pa asnjë pasojë, dhe 4 u rrëzuan”.
Sulmet mbuluan rajonet e Ukrainës, Kiev, Dnipropetrovsk, Sumy, Poltava dhe Chernihiv.
Pavlo Petrov, një zyrtar nga Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës (ES), tha se shumica e sulmeve kishin në shënjestër Kievin: “Në rrethin Obolonskyi, për fat të keq, një person vdiq si rezultat i goditjeve, 4 persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë 9-vjeçar që aktualisht ndodhet në spital. Zjarret janë shuar.
(A.A/BalkanWeb)
