Ministria e Shëndetësisë në Iran njofton se 627 persona janë vrarë dhe 4,870 janë plagosur nga sulmet izraelite gjatë ‘luftës’ 12-ditore, sipas raportimit të agjencisë shtetërore IRIB News.

Sipas ministrisë, shumica e viktimave janë regjistruar në Teheran dhe në provincën perëndimore të Kermanshahut, ndërsa pjesa më e madhe e të vrarëve kanë humbur jetën në vendin e sulmit dhe jo më pas në spital.

Autoritetet iraniane nuk kanë publikuar shifra ditore për viktimat, dhe kufizimet në raportim brenda vendit e bëjnë të vështirë krijimin e një pamjeje të qartë për koston njerëzore të luftës.

Disa organizata për të drejtat e njeriut vlerësojnë se shifrat reale mund të jenë dukshëm më të larta. Një prej këtyre organizatave tha se numri i viktimave ishte 974 vetëm disa ditë më parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb