Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka plane të flasë me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Kështu ka deklaruar Kremlini pas sulmeve të SHBA mbi Iran në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Megjithatë Kremlini deklaron se një telefonatë mund të organizohet shpejt, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Rusia dhe Irani nënshkruan një “marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti” në janar, duke çimentuar aleancën e tyre të ngushtë strategjike, megjithëse marrëveshja nuk i kërkoi të dy vendeve të dilnin në mbrojtje të njëra-tjetrës nëse njëri sulmohej.

Ndërkohë, në një telefonatë të enjten, Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping dënuan me forcë sulmet e Izraelit ndaj Iranit, sipas njoftimeve nga Kremlini dhe Ministria e Jashtme e Kinës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb