Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar se spitali Nasser në Khan Younis ka mbetur pa ushqim, anestetikë dhe qetësues.

“Situata shëndetësore dhe humanitare në spital është jashtëzakonisht katastrofike për shkak të rrethimit nga forcat izraelite okupuese”, tha ministria, raporton Al Jazeera.

Prej rreth katër muajsh Izraeli ka nisur sulme intensive në Gaza, në luftë kundër Hsamanit. Si pasojë e sulmeve është zhvendosur popullsia vendase, ndërkohë që dhjetëra mijëra persona kanë humbur jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: