Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një komunikim për mediat pas përfundimit ë mbledhjes së qeverisë, foli edhe për sulmet kibernetike, duke u ndalur edhe tek kampi i muhaxhedinëve MEK.

Balluku tha se nuk ka pasur indicie për sulme të tjera kibernetike, duke sqaruar gjithashtu se qeveria ka një vëmendje të shtuar në kampin MEK

Pjesë nga fjala e zv. Kryeministres:

“Çdo kë orë mbi 800 do të kushtojë 42 lekë. Ne kemi bërë kërkesë në shtator dhe ERE ka marrë vendimin që çmimi miratohet. Qeveria shqiptare ka të drejtë kur ka instrumente, nëse e aplikon apo jo fashën. Ne jemi të lumtur që ia kemi dalë edhe për shkak të konsumit të ulur edhe të kushteve të motit. ERE ka marrë vendim për këtë fashë.

Nuk më rezulton që Gjykata e Strasburgut detyron shtetin shqiptar. Vendimi nuk e cënon të gjithë procesin e Vettingun dhe është individual ku shprehet qartë se nuk ka fuqi përgjithësuese dhe nuk e përgjithëson procesin.

Sulmi nga Irani dhe a ka pasur tentativa nga hackera ruse dhe serb dhe a janë marrë masa shtesë për kampin e muhaxhedinëve?

Balluku: Ne kemi një vendim sa i përket sulmeve dhe kemi thënë se nga kush ka ardhur sulmi. Nuk ka rezulton të ketë indicie të tjera. Në rastin e sulmit të korrikut dhe shtatorit, kemi një sulm të organizuar si e thotë raporti vjen nga katër burime dhe ka pasur synim të fshinte të gjithë sistemet tona por nuk ia dli.

Sa i përket kampit MEK, ne e kemi në vëmendje, MEKË-t kanë një marrëveshje me qeverinë sa i përket aktiviteteve të lejuara dhe të palejuara, po diskutojmë të gjithë fushën e lirisë së veprimit që kanë, Kanë ardhur si grup për mbrojtje humanitare dhe jo si grup politik.

Mendohet që qeveria të miratojë amnisti në burgje, çfarë mund të thoni?

Balluku: Amnistia penale është një procedurë ka ndodhur, nuk di në se do të ndodhë këtë vit, Nuk ka pasur një propozim nga Ministria a Drejtësisë. Është një procedura që ka ndodhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: