Ministrja Olta Xhaçka, ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter”, Xhaçka për thirrje për dialog mes palëve, ndërsa thekson se kjo është e vetmja rrugë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

REAGIMI:

Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar.

Ç’tensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ?? është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës ?? dhe Serbisë ?? dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: