Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në orën 16:00 sipas orës së New York për të diskutuar krizën në Lindjen e Mesme, të shkaktuar nga sulmi i Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit.
Lajmi u bë i ditur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara përmes Zyrës së Zëdhënësit, e cila konfirmoi zhvillimin e mbledhjes urgjente në selinë e OKB-së. Diskutimet pritet të fokusohen në përshkallëzimin e tensioneve dhe pasojat për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Ndërkohë, sipas raportimit të Politico, duke cituar një diplomat evropian, Përfaqësuesit e Përhershëm të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim të jashtëzakonshëm nesër vonë pasdite lidhur me situatën e krijuar pas sulmit SHBA-Izrael ndaj Iranit.
Po ashtu, Presidenca e BE-së do të thërrasë një takim virtual të Grupit të Punës për Çështjet Konsullore, për të shqyrtuar situatën e qytetarëve të BE-së që ndodhen në rajon. Ky takim do të zhvillohet përpara mbledhjes së Përfaqësuesve të Përhershëm.
