NATO ka reaguar pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit mbi Iran dhe kundërpërgjigjen e kësaj të fundit.
Zëdhënësi i Aleancës, Allison Hart, deklaron se NATO po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Iran dhe rajon.
Anëtarët e NATO-s, si Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, janë të detyruar nga një garanci e përbashkët mbrojtëse e quajtur Neni 5, ta konsiderojnë një sulm ndaj një anëtari si një sulm ndaj të gjithëve, raporton Associated Press.
Aleanca thotë se “ndihma mund të përfshijë ose jo përdorimin e forcës së armatosur dhe mund të përfshijë çdo veprim që Aleatët e konsiderojnë të nevojshëm për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut”.
Neni 6 jep një fushëveprim gjeografik të detyrimit të ndihmës së ndërsjellë të anëtarëve, “duke e kufizuar atë kryesisht në zonën e Atlantikut të Veriut në veri të Tropikut të Gaforres”.
