Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka shkarkuar zëvendësministrin e arsimit pas dy sulmeve me armë në shkolla në prill që vranë nëntë persona, raportojnë mediat e huaja.

Tetë nxënës të moshës 10 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues, u vranë kur një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në Kahramanmaras. Sipas autoriteteve, 14-vjeçari kishte në zotërim pesë armë zjarri dhe ishte djali i një ish-komandanti policie, i cili u arrestua.

Në një sulm tjetër në provincën e Sanliurfas, një ish-nxënës hapi zjarr në shkollën e tij të vjetër të mesme dhe më pas kreu vetëvrasje. Sipas dekretit presidencial, zëvendësministri i Arsimit Nazif Yilmaz u shkarkua nga detyrat e tij dhe u zëvendësua nga Jihad Demirli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: