Izraeli dhe Hamasi janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi 230 ditore, që do të mundësojë lirimin e pengjeve izraelite dhe palestineze.

Lajmi është bërë i ditur nga Reuter, ndërkohë që sulmet izraelite në Gaza vijojnë ende me intensitet të lartë, sidomos në qytetin kryesor të Gazës jugore, Khan Younis, ku të paktën shtatë palestinezë janë vrarë në një operacion të ditës së sotme.

Kujtojmë se ditën e djeshme mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli ka kërkuar një armëpushim dy mujor, për të liruar pengjet në të dy krahët, proces që ishte i mirëplanifikuar dhe që do të zbatohej në disa faza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: