Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrjet që shtetasit amerikanë të tregojnë kujdes. Kjo thirrje vjen pas sulmeve ushtarake në Iran.
“Pas fillimit të operacioneve ushtarake amerikane në Iran, amerikanët në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, duhet të ndjekin këshillat më të fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së”, thuhej në njoftim.
Gjithashtu në reagimin zyrtar, Departamenti i Shtetit ka këshilluar amerikanët në mbarë botë që të tregojnë kujdes të shtuar.
“Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimit për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore. Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar”, thuhet më tej në deklaratë.
