Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell ka deklaruar se Izraeli ka “injoruar” vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ku kërkohej stopimi i ofensivës në Gaza.

Në vend të kësaj, Izraeli ka përparuar me veprime ushtarake në Gazën jugore.

Borrell, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, tha se vendimi i gjykatës botërore duhet të zbatohet, duke shtuar se ai do të punojë drejt arritjes së një vendimi politik për nisjen e një misioni të dedikuar të ndihmës kufitare të BE-së për pikën kufitare në Rafah.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: