Më shumë se një milion familje në rajonin e Dnipropetrovskit në Ukrainën qendrore janë pa ujë dhe energji elektrike pas sulmeve ruse gjatë natës në infrastrukturën energjetike të vendit, tha të martën një ministër ukrainas.

“Puna e riparimit po vazhdon në rajonin e Dnipropetrovskit për të rikthyer ngrohjen dhe furnizimin me ujë për më shumë se një milion konsumatorë”, tha në mediat sociale Oleksiy Kuleba, zëvendëskryeministri i qeverisë ukrainase përgjegjës për rindërtimin.

Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se energjia elektrike u ishte ndërprerë gati 800,000 konsumatorëve në rajonin e Dnipropetrovskit.

Në një deklaratë, Ministria e Energjisë shtoi se energjia elektrike u ishte ndërprerë edhe tetë minierave në rajon, por punëtorët i kishin evakuuar ato.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb