Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm rus në Odessa, në jug të Ukrainës, njoftoi sot Serhiy Lysak, kreu i komandës ushtarake të qytetit.
“Pas sulmit armik të nisur natën, për fat të keq ne vajtojmë tre të vdekur , përfshirë një fëmijë”, shkroi Lysak në një postim në rrjete. Gjithashtu ai shtoi se sulmi rus goditi ndërtesa apartamentesh, ndërsa dhjetë persona u plagosën , dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Odessa, një qytet port i madh ukrainas në Detin e Zi , nëpër të cilin kalojnë shumica e eksporteve të Ukrainës, është një objektiv i shpeshtë për Rusinë.
