NGA MIRSAD RAKAJ*
SHKODËR- Pas sulmeve terroriste nё Bruksel masat e sigurisё janё rritur edhe nё vendin tonё. Nё pikёn e kalimit kufitar tё Muriqanit kontrollet bёhen me qen kufiri, ndёrsa ёshtё shtuar prezenca e policisё. Urdhri i posaçёm i Drejtorisё sё Kufirit dhe Migracionit ka bёrё qё drejtues tё kёsaj pike kalimi tё hartojnё njё plan masash tё detajuara.
Brezi i gjelbёr vazhgohet nga policёt malazezё dhe ato shqiptare. Automjetet pёr tё cilat policia ka dyshime i nёnshtrohen njё kontrolli tepёr tё imtёsishёm nё çdo pjesё tё tyre me mjete tё sofistikuara. Kontrolli bёhet i pёrbashkёt me policë shqiptar dhe malazez.
Burime pёr News 24 bënë të ditur se nё kufirin Shqiptar me Malin e Zi nё gatishmёri pёr çdo situatё tё pazakontё qё mund tё verifikohet janё edhe Forcat e Ndёrhyrjes sё Shpejtё. Megjithatё situata deri tani ёshtё e qetё dhe mundёsia e kalimit tё ndonjё personi me element terrorist ёshtё zero. Ndёrsa çdo informacion pёr personat me element kriminal ose terrorist pёrpunohet nga shёrbimi informativ dhe anasajelltas nga homologёt malazez.
Pika e Kufitare e Muriqanit ёshtё pika kyçe nё vend, ku shtetasit sirianё kalojnё tranzit drejt Malit tё Zi, Bosnjes, Kroacisё dhe vendeve tё tjera tё Europёs. Siç mёsohet shtim kontrollesh ka edhe nё Han tё Hotit ku kryesisht kalojnё kamionёt.
(m.k/BalkanWeb)
