Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ekrem Spahiu, në një konferencë për mediat, deklaroi se me News24 dhe sjelljen e policisë e cila prej 1 jave nuk po largohet nga ambientet e pushtuara në kundërshtim me vendimin e gjykatës, po tentohet të asgjësohet kompleksi mediatik dhe karriera e shumë gazetarëve.

Spahiu tha gjithashtu se LZHK po e ndjek me shumë vemëndje dhe shqetësim, situaten e “Focus Media Group”.

“Qeveria me arrogancën e saj po mundohet të asgjësoj jo vetëm kompleksin mediatik por edhe karrierën e shumë gazetarëve dhe gjithë stafit.

LZHK vlerëson shumë solidaritetin e plotë të Organizatave dhe Qendrave ndërkombëtare për lirinë e medias që kanë shprehur për gazetarët e “Focus Media Group”. Sipas tyre, “… nuk janë shkelur thjeshtë të drejtat e gazetarëve por është shkelur edhe pluralizmi i informimit në Shqipëri. Kjo është një ndër arsyet se pse Shqipëria renditet aq ulët në indeksin tonë”., tha ndër të tjera kreu i LZHK, Ekrem Spahiu.

Deklaratë për media

# ”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” po e ndjek me shumë vemëndje dhe shqetësim, situaten e “Focus Media Group”. Qeveria me arrogancën e saj po mundohet të asgjësoj jo vetëm kompleksin mediatik por edhe karrierën e shumë gazetarëve dhe gjithë stafit.

LZHK vlerëson shumë solidaritetin e plotë të Organizatave dhe Qendrave ndërkombëtare për lirinë e medias që kanë shprehur për gazetarët e “Focus Media Group”. Sipas tyre, “… nuk janë shkelur thjeshtë të drejtat e gazetarëve por është shkelur edhe pluralizmi i informimit në Shqipëri. Kjo është një ndër arsyet se pse Shqipëria renditet aq ulët në indeksin tonë”.

#Shqipëria gjatë kësaj jave, si asnjëherë tjetër më parë është përfshirë nga zjarre masive, ku u dogjën me mijëra hektarë pyje, kullota dhe drufrutorë. Sikur të mos mjaftonte kjo katastrofë mjedisore, humbi jetën dhe një i moshuar, ndërkohë që shumë qytetarë pësuan djegie të shkallëve të ndryshme apo u plagosën. U dogjën shtëpi, objekte, stalla, gjë e gjallë, bletari e çdo gjë që mori zjarri përpara.

Natyrisht që janë edhe pasojat e grohjes globale, ku temperaturat gjatë këtyre viteve të fundit kanë qenë tmerrësisht të larta, si pasojë e të cilave mjafton një shkëndijë për të përfunduar në zjarr masiv. Edhe pakujdesia sjell pasoja shumë të rënda. Por ajo që nuk mund të tolerohet është se shumica dërmuese e tyre, rezultojnë të jenë zjarrvënie të qëllimshme, të organizuara për interesa kriminale, ku nga më kryesoret mund të veçojmë:

  • Zjarrvënie për interesa ndërtimore të mafies së pronave, për të hapur rrugë të reja për ndërtime pa leje si vila, resorte, etj, veçanërisht në zonat turistike dhe malore.
  • Zjarrvënie për të zgjeruar aktivitetin e nxjerrjes së gurëve apo materialeve ndërtimore.
  • Zjarrvënie për ripërtëritje të kullotave.

”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh qëndrimin e saj se, shteti e ka detyrë me ligj për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore e të mjedisit, nëpërmjet forcimit të sistemit të mbrojtjes civile. Prandaj shteti ka përgjegjësi shumë të madhe.

”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” sugjeron që tëmarren këto masa:

  • Kreu i shtetit të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
  • Të vendoset gjendja e fatkeqësisë natyrore në zonat më të prekura.
  • Dëmshpërblimin e plotë për gjithshka, sipas ligjit për të gjithë të dëmtuarit nga djegiet.
  • Qeveria të informojë Kuvendin e Shqipërisë për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten, masat e marra për menaxhimin e situatës, sidomos për masat rehabilituese për komunitetet e prekura
  • Qeveria të informojë Kuvendin, opinionin publik dhe mediat se si po ecet me “Strategjinë kombëtare për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë”, se ku përfundojnë fondet e alokuara për këtë qëllim, posaçërisht për fatkeqësitë e natyrës së zjarreve masive.
  • Mobilizimin maksimal të kapaciteteve të emergjencës dhe mbrojtjes civile.
  • Të zhvillohen hetime të thelluara për autorët dhe nxitësit.
  • Të ashpërsohet ligji për dënimin e zjarrvënësve dhe nxitësve të tyre.

”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” mendon se shteti nuk duhet të mbetet thjesht apo vetëm te menaxhimi i fatkeqësisë, por të marrë rolin që i takon për të ndërtuar vizione dhe plane veprimi perspektiv që fatkeqësitë të parandalohen në maksimumin e mundshëm, duke këmbëngulur veçanërisht në zbatimin e ligjit “Për Pyjet”, për mbrojtjen e tyre si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës, të tokës, ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, të ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve energjitike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.

”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, shpreh vlerësim e mirënjohje për të gjithë efektivët e Forcave Ushtarake, zjarrfikësit, pilotët si dhe ekipet e Urgjencave, të cilët u përballën me situatat shumë të rënda nga zjarret. Një falenderim të veçante kemi edhe për vendet mike që na ndihmuan me mjete ajrore për fikjen e zjarreve.

Në të njëjten kohë ”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, nuk mund të hesht dhe të mos shpreh indinjatën e saj për trajtimin çnjerzor që j’u bëhet zjarrëfiksëve, ku pas shumë orëve në luftë me zjarrin, flenë rrugëve në tokë. Ato pamje që po bëjn xhiron e botës na turpërojnë si shtet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb