I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, tha sot se sulmi i fundit i Rusisë në Kiev nuk tregon se Moska dëshiron t’i japë fund luftës në mënyrë diplomatike.

“Rusia duket se po përshkallëzohet, me sulmin më të madh të luftës, duke goditur zyrat e kabinetit në Kiev”, shkroi ai në një postim në platformën X.

“Sulmi nuk është një tregues se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në mënyrë diplomatike”, shtoi ai.

Bombardimi i Kievit dhe zonave të tjera gjatë natës, me qindra dronë dhe raketa, konsiderohet sulmi më i madh ajror i nisur nga Rusia që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb