Një person ka mbetur i plagosur pasi një dron i lëshuar nga rebelët Huthi goditi aeroportin Eilat-Ramon, në jug të Izraelit.

Lajmi është konfirmuar nga shërbimet izraelite të emergjencës, Magen David Adom, të cilat raportuan se një qytetar u plagos nga shrapneli ose nga shpërthimi, ndërsa një tjetër person u trajtua në vendngjarje për ankth akut, pas shpërthimit.

Sipas Times of Israel, droni, i cili besohet se është nisur nga territori i Jemenit, goditi terminalin e pasagjerëve të aeroportit, në veri të qytetit turistik Eilat.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë nisur hetimet për të kuptuar pse nuk është ngritur një paralajmërim për sulm ajror në kohën e mbërritjes së dronit, siç ndodh zakonisht në raste të ngjashme.

Për shkak të incidentit, autoritetet izraelite mbyllën përkohësisht hapësirën ajrore mbi aeroportin Eilat-Ramon, por fluturimet janë rikthyer në normalitet pas disa orësh.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb