Sulmi i fundit ajror i Rusisë në Ukrainë ka kaluar në hapësirën ajrore të Moldavisë.

Gjenerali i Lartë i Kievit tha se dy raketa të lëshuar nga Deti i Zi fluturuan mbi kryeqytetin Kishinau të Moldavisë. Po ashtu, ai tha se raketat kaluan dhe mbi Rumaninë, por kjo e fundit e ka kundërshtuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha për BBC se kjo çështje i përket Ministrisë së Mbrojtes, ndaj nuk ka preferuar të komentojë.

Ndërkohë, Moldavia ka thirrur ambasadorin rus për të diskutuar rastin.

Forca ajrore ukrainase tha se 71 raketa u hodhën në sulmin “masiv” të ditës së djeshme, nga të cilat rrëzuan 61 prej tyre.

Kujtojmë që dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me liderët e BE-së dhe bëri thirrje për dërgimin e avionëve.

Nga sulmi ajror Ukraina është duke vuajtur nga mungesa e energjisë elektrike, pasi në shënjestër kanë qenë pikërisht këto objekte.

Vetëm në Kharkiv, rreth 150,000 banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb